Protesta para Kuvendit, tensione dhe përplasje me policinë
Thursday 23 July 2026, 09:09
Dritare.net

Protesta e qytetarëve po zhvillohet sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit kanë hequr një pjesë të gardhit metalik të vendosur para parlamentit, duke tentuar të çajnë perimetrin e sigurisë. Më pas, në drejtim të forcave të policisë janë hedhur vezë, domate dhe bidonë, pavarësisht thirrjeve për të mos sulmuar efektivët.
Pranë godinës së Kuvendit janë vendosur forca të shtuara policore, ndërsa autobotet me ujë ndodhen në gatishmëri për ndërhyrje në rast përshkallëzimi të situatës. Në protestë janë parë edhe pankarta në formën e flamingove, simbol që është përdorur gjatë protestave të zhvilluara në javët e fundit.