Prej ditësh banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe janë në protestë. Ata thonë se nuk kundërshtojnë projektin e qeverisë për ndërtimin e unazës, por kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat e tyre.
Pikërisht, protesta e banorëve të Unazës së Re dhe dëmshpërblimi i tyre, do të jetë sot në qendër të debatit të mbrëmjes në News24. Politikanë e ekspertë do të diskutojnë në ‘Dritare me Rudinën” mbi procesin që po ndjek qeveria për projektin e shumëdebatuar të unazës së madhe. Në emision nuk do të mungojë as zëri i banorëve, i cili do të vijë përmes lidhjeve të drejtpërdrejta nga zona e njohur si zona e Astirit në kryeqytet.
Për më shumë na ndiqni sot në 21:00 në ‘Dritare me Rudinën’ në News24./balkanweb/