
Është ndarë nga bashkëshortja? Çfarë thotë Shpat Kasapi!
E Enjte 10 Korrik 2025, 14:02
Dritare.net
Prej disa ditësh, në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvie, janë ndarë. Por vetë artisti ka reaguar publikisht, duke i quajtur këto thashetheme të pavërteta.
“Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” u shpreh Kasapi në një intervistë të fundit, duke theksuar se marrëdhënia e tyre nuk ka pësuar asnjë ndryshim të rëndësishëm.
I pyetur nga gazetari për burimin e këtyre lajmeve, këngëtari reagoi me qetësi: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”
Deri më tani, gjithçka duket se është vetëm një zhurmë e kotë në rrjet, dhe çifti po vijon jetën e përbashkët në mënyrë të qetë./K.C/dritare.net

















