Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rreziku i paditur në det/ Artion Vreto: Pse duhet të njohim Kodin Detar para se të ngasim një jet-ski!

Rreziku i paditur në det/ Artion Vreto: Pse duhet të njohim Kodin


Artion Vreto, themeluesi i Sky Sports në Green Coast, ngre zërin për mungesën e rregullave të qarta në det dhe kërkon që Shqipëria të trajtojë hapësirat ujore me të njëjtin seriozitet si rrugët tokësore.

“Nuk mund të lësh një jet-ski të futet mes notarëve, ashtu si nuk mund të futesh me makinë në një shesh plot me njerëz,” thotë Vreto në një intervistë për Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Ai thekson se mungesa e sinjalistikës detare, moszbatimi i korridoreve për mjete lundruese dhe mungesa e ndërgjegjësimit tek përdoruesit e rinj të mjeteve detare janë një rrezik i madh për sigurinë e pushuesve.

“Shumë prej atyre që blejnë mjete të tilla nuk e njohin Kodin Detar. Nuk dinë sa metra larg duhet të jetë një jet-ski nga bregu, apo çfarë është një zonë e mbrojtur për notarët,” shprehet ai.

Sipas Vretos, zgjidhja është:
• Rregullore e detajuar kombëtare për lundrimin.
• Tabela dhe sinjalistikë të qarta në çdo plazh
• Ndëshkime për shkelësit.
• Edukimi i përdoruesve dhe bashkëpunimi me autoritetet.

Rreziku i paditur në det/ Artion Vreto: Pse duhet të njohim Kodin


Ai përshëndet rastet ku shteti ka ndërhyrë për të konfiskuar mjete të rrezikshme apo për të shpëtuar turistë në nevojë, por thekson se nuk mund të presim të ndodhë një tragjedi për të reaguar.

“Në det, nuk mjafton vetëm pasioni, duhet përgjegjësi. Dhe kjo nuk është vetëm detyrë e policisë, por e të gjithëve: shtetit, operatorëve, dhe qytetarëve. Duam një det të bukur, por edhe të sigurt,” përfundon Vreto.

Sky Sports është një prej bizneseve model që ofron shërbime të licencuara për sportet ujore në Green Coast, me theks të veçantë në sigurinë e pushuesve dhe edukimin e përdoruesve të mjeteve detare./dritare.net