
Sky Sports në Green Coast, aty ku pasioni për detin bëhet përvojë e paharrueshme
Dritare.net
Sky Sports është një ndër historitë më të bukura të suksesit në rivierën shqiptare. I lindur nga një vizion personal dhe një nevojë për ndryshim, ky projekt u krijua në zemër të Green Coast-it, nga Artion Vreto, një profesionist me mbi 20 vite eksperiencë në media dhe turizëm.
Si nisi?
Pas përfundimit të një etape në televizion, Artioni vendosi të kthejë një hapësirë të vjetër në një pikë takimi për pushime dhe sporte ujore. Por shpejt kjo ide u kthye në një sipërmarrje serioze, falë një telefonate të papritur nga Samir Mane në Green Coast: “Hajde të bëjmë diçka këtu.” Kjo “diçka” sot është Sky Sport – një emër që njihet për siguri, cilësi dhe pasion.
Ku ndodhen?
Sky Sport është vendosur pranë shëtitores kryesore të Green Coast Resort. Ambienti është i pajisur me çdo shërbim që mund të ëndërrosh në bregdet: plazh i rregulluar, bar, restorant, pizzeri dhe mbi të gjitha, sporte ujore të garantuara dhe të sigurta.
Çfarë ofrojnë?
Sky Sport nuk është thjesht një stacion jet-ski-sh apo skafesh. Është një eksperiencë e plotë detare. Aty mund të provoni:
• Ekskursione detare me skaf në gjiret më të bukura të Karaburunit dhe Sazanit.
• Zhytje të kontrolluara për turistët e apasionuar pas botës nënujore
• Jet-ski dhe aktivitete adrenalinë për të rritur dhe të rinj.
• Shërbime me guida të certifikuara dhe sinjalistikë të qartë për sigurinë detare
• Edukim dhe ndërgjegjësim për përdorimin e mjeteve në përputhje me kodin detar shqiptar.
Më shumë se një biznes
Sky Sport është ndërtuar mbi besimin se shërbimi vjen para fitimit. Çdo vizitor trajtohet si mik, çdo përvojë është personale. Ekipi i Sky Sport përbëhet nga profesionistë të kthyer në bashkëpunëtorë, që punojnë me përkushtim për ta bërë turizmin shqiptar më të sigurt dhe më tërheqës.
Pse Sky Sport?
Sepse aty gjen jo vetëm detin, por edhe njerëzit që e kuptojnë, e duan dhe e ruajnë atë. Sepse aty ndihesh i sigurt. Dhe i lumtur./dritare.net

















