Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Incident në Theth/ Molotov ndaj fadromave të IKMT dhe urës së fshatit

Incident në Theth/ Molotov ndaj fadromave të IKMT dhe urës

Një incident është shënuar në Theth, në kuadër të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me kokteje molotov fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.

Si pasojë e sulmit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.

Ky është rasti i radhës që shoqëron aksionet për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike, veçanërisht në Theth, ku tensionet mes banorëve dhe autoriteteve kanë qenë të pranishme gjatë gjithë verës./K.C/dritare.net