Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari Eljan Tanini emërohet Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit! Gonxhja: Sjell një vizion që pasuron më tej rolin e këtij institucioni!

Gazetari Eljan Tanini emërohet Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror

Gazetari Eljan Tanini është emëruar Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Lajmin e bëri të ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes rrjeteve sociale.

“Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale. Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor”,- shkruan ministri Gonxhja, duke falenderuar Marinela Ndrian, për kontrinbutin e dhënë deri tani si drejtuese e AQSHF.

Aktualisht Eljan Tanini është edhe gazetar e moderator i emsioneve “Esencë” dhe “Amarcord” në Report Tv./dritare.net