
Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos, në perëndim të Peloponezit, mbrëmjen e së premtes. Sipas autoriteteve sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë në orën 19:24 me orën lokale.
Tërmeti ka ndodhur në det dhe për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Zona është e njohur për aktivitetin sizmik dhe institucionet po monitorojnë situatën në vijim./K.C/dritare.net

















