
Princi i Libofshës që jeton me dy gra, i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë
Dritare.net

Ky fakt është i pasqyruar gjerësisht edhe në media botërore presigjoze, siç është për shembull gazeta franceze Le Parisien.
Një natë më parë Jarl Alexandre de Basseville ishte i ftuar në TV Klan te emisioni ‘Zonë e Lirë’, ku foli për projektin e tij për krijimin e Principatës së Libofshës. Këtë çështje ai e debatoi me gazetarin Artur Zheji.
Në Libohofshë të Fierit, Jarl Alexandre de Basseville jeton me dy gra në një marrëdhënie treshe.
Një prej tyre është Miss Albania 2007, Egla Harxhi dhe një femër tjetër e panjohur për publikun.
Ndërkohë, siç raportohet në media të tjera ndërkombëtare, Jarl Ale de Basseville, figuron i martuar edhe me mbesën e aktorit të njohur Carli Caplin.
Për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Jarl Alexandre de Basseville nuk është i njohur vetëm për idenë e tij të ‘çmendur’ për krijimin e Principatës së Libofshës, por edhe si fotografi që shkrepi fotot e para nudo të asaj që sot është zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump./I.M/(Lapsi.al)

















