
21 Janari/ Avokati: Provat që ka SPAK-u për Berishën dhe Bashën!
Dritare.net
Avokati Idajet Beqiri në Dritare TV tha se vendimi i kreut të SPAK për të nisur hetimet për 21 Janarin, është një lajm i mirë për shqiptarët.
Zoti Beqiri theksoi se 21 Janari është një krim shtetëror dhe duhet që akuzat të jenë për vrasje dhe vepër të lehtë penale.
“Është lajm i mirë, pasi është krim shtetëror. Zbuloi se kishim të bënim me një shtet i cili nuk bazohej në ligj, në principe demokratike, por që për të mbajtur pushtetin bën çdo gjë, madje vret edhe njerëz. 21 Janari, nuk do të harrohet lehtë, do të kujtohet me trishtim të madh, pasi askush nuk e mendonte se viktimë do të binin dhe protestuesit.
21 Janari ishte krim i rëndë shtetëror, por nuk u ndëshkuan përgjegjësit, ata që urdhëruan vrasjet me vetëdije, për motive të dobëta, për të mbajtur me dhunë pushtetin.
21 Janari, ka 13 vite që politika flet por kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë dhe akuzat janë të dobëta. Ka prova të pakontestueshme, që pranohen edhe nga Gjykata e Strasburgut. Nga sot nuk kemi një Berishë që akuzohet vetëm për korrupsion, por edhe për 21 Janarin, bashkë me Bashën. Vrasjet e 21 Janarit, dënohen deri në burgim të përjetshëm”, tha avokati./M.K-dritare.net

















