Na ndiqni edhe në

Kronikë

Plagosja e tre të rinjve në Kinostudio, policia arreston një të dyshuar

Plagosja e tre të rinjve në Kinostudio, policia arreston një
Policia ka vënë në pranga një person pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mesnatë në zonën e “Kinostudios”, ku mbetën të plagosur tre të rinj.

Sipas policise ne pranga u vu shtetasi Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet per  “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gjithçka ka nisur në një lokal, ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri kanë mbetur  të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë të plagosurit janë shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç. V.D/dritare.net/