
Shqipëria do të ndikohet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare, të cilat do të bëhen më të dendura në zonat kodrinore dhe malore gjatë mesditës dhe pasdites.
Në zonat malore, kryesisht në jug të vendit, priten reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 7 metra në sekondë. Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.