Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Meta del nga kafazi!

Gjykata e Apelit, me gjyqtare Saida Dollanin, ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.

Sipas vendimit të shpallur sot, Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin përkrah tij.

Ai doli nga kafazi për çështjen që po shqyrton Saida Dollani, ku po shqyrtohen afatet e paraburgimit. Kjo çështje ishte shtyrë më herët, pasi kundërshtohet pezullimi i afateve të paraburgimit. Dollani e nxori nga kafazi dhe e uli në sallë me avokatin përkrah.


Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Ilir Metës lidhur me masën e sigurisë./TCH