
Berisha tregon planin surprizë kundër Alibeajt!
Dritare.net
Përplasjet mes palëve në grupin parlamentar të PD ka çuar në hartimin e strategjive për zotërimin e tij.
Në mbledhjen e ngushtë me ndjekësit e tij, Berisha ka propozuar që të rilexohet vepra e shokut Enver “Hrushovianët”.
Aty do të gjejmë gjithë teknikat dhe taktikat sesi të përzëmë amerikanët nga Shqipëria, tha Berisha.
Në këtë vepër do të gjejmë shembujt sesi do t’i fusim këmbët në një këpucë ambasadores amerikane, ashtu sikurse shoku Enver ia futi atij sovjetik.
Noka ngriti problemin që amerikanët nuk po bëjnë mbledhje të partive demokratike, sikurse Hrushovi e bëri në Moskë me 81 parti. Aty do dilte në pah edhe elokuenca e Berishës dhe e anglishtes së tij, tha Noka.
Këtë nuk mund ta bëjmë tha Berisha, pasi unë mund të organizoj një mbledhje të partive demokratike marksiste-leniniste të botës, por pa më kërkuar falje Blinken unë nuk shkoj në Amerikë
Gjithashtu u ngrit problemi i shpalljes së një grupi armiqësor dhe pushkatimi i tij.
Do të ishte mirë që pjesë e grupit tonë të ishte Belinda Balluku, tha Berisha. Kështu nuk do lodheshim as të formulonim akuzat, pasi këto i kishim të gatshme nga komandanti. Por duhet të jemi kreativë, tha Berisha. Në kushtet kur nuk kemi ende burgjet tona, do të vazhdojmë me vdekje aksidentale në pyll gjatë gjuetisë. Do të ishte mirë që ndonjë nga ju edhe të pësonte aksident si Olldashi, e mbylli ai, por do shikojmë mundësinë mbase kjo i ndodh Lulit./dritare.net

















