Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“O e sjell PET Scan-in, o jap dorëheqjen”. Spahiu vendos afatin për 2027

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, gjatë interpelancës në Kuvend, deklaroi se PET Scan-i do të jetë në Shqipëri në vitin 2027, duke e shoqëruar premtimin me një deklaratë të fortë:

“O e sjell PET Scan-in, o jap dorëheqjen.”

PET Scan është një ekzaminim i avancuar mjekësor që ndihmon në zbulimin dhe ndjekjen e tumoreve, duke treguar aktivitetin e qelizave në organizëm.

Në fjalën e saj, Spahiu u ndal edhe te hemodializa, sterilizimi dhe kontrolli mjekësor bazë, shërbime që, sipas saj, kanë qenë në qendër të debatit publik dhe politik ndër vite.

Për hemodializën, ministrja tha se në vitet 2000 shërbimi ishte i kufizuar, ndërsa pas vitit 2005 numri i pacientëve nisi të rritej ndjeshëm./L.F-dritare.net