
Nisin xhelozitë në “Big Brother”, dy biondet përplasen për djemtë
Dritare.net

Fotini përpiqet që t’i sqarojë se mund të bisedojë me të gjithë djemtë, ndërsa Donjeta mendon se duhet të forcojë lidhjen më tepër me njërin prej tyre.
E kur Fotinia përmend emrin e Danjelit, me të cilin kishte biseduar më herët Donjeta nevrikoset ndërpret bisedën dhe largohet. Më pas Fotini i kërkon Donjetës që të flasë me më shumë kujdes dhe se me mënyrën se si është sjellë me të i ka çuar marrëdhënien e tyre në zero. Donjeta i bërtet përse shoqërohet me të gjithë, duke iu referua faktit se ajo ka puthur me dorë Ervinin ndërkohë që e kishte qejf Damiani, Fotini i thotë se ajo nuk mund ta kontrollojë se çfarë bën.
Por Fotinia mendon se ky reagim i Donjetës vjen se është xheloze për Danjelin. Fotini e lidh këtë dyshim me përpjekjet e Donjetës për të ndërprerë bisedat mes saj dhe Danjelin. “Ti mendon se unë xhelozoj”, shprehet Donjeta. Ndërkohë që Fotina i përgjigjet se nga mënyra se si e ka ndërprerë ashtu duket./tch

















