Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis: Nuk arrin më të flasë, të lexojë apo të ecë

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis: Nuk arrin më të

Aktori i njohur hollivudian Bruce Willis, i cili festoi 70-vjetorin në muajin mars, po përballet me një formë të avancuar të demencës frontotemporale që prej vitit 2022. Mediat amerikane, përfshirë edhe prestigjiozen Tribune, raportojnë se gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas këtyre burimeve, ylli i filmave aksion “nuk mund të flasë, të lexojë apo të ecë më”.

Megjithatë, familja nuk ka dhënë ende asnjë konfirmim zyrtar për një përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së tij. E vetmja gjurmë publike janë dy postime të fundit në profilin zyrtar të aktorit në Instagram, që kanë ngritur shqetësime tek fansat. Në njërën prej tyre, Willis shihet me vajzën e tij, me mbishkrimin: “Ajo nuk ka nevojë për fjalë, ajo ndjehet e sigurt dhe e dashur”. Në një tjetër, shfaqet me bashkëshorten Emma, e cila e ledhaton në fytyrë, e shoqëruar me frazën: “Dashuria nuk ka nevojë për fjalë. Ndonjëherë, një prekje e thjeshtë thotë gjithçka”.

Në prill të vitit 2025, familja e aktorit kishte informuar publikun se sëmundja po përparon, por gjendja e tij konsiderohej e qëndrueshme. Ata theksuan se po qëndrojnë pranë aktorit me dashuri dhe përkushtim, duke e përballuar së bashku këtë kapitull të vështirë të jetës./K.C/dritare.net