Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mesazh ndërtuesve problematikë: Do të krijohet lista e zezë dhe do ketë penalitete të rënda

Rama mesazh ndërtuesve problematikë: Do të krijohet lista e

Kryeministri Edi Rama njoftoi se po përgatitet një akt ligjor për të adresuar ndërtimet problematike dhe investitorët që abuzojnë me ligjin në sektorin e ndërtimit.

“Po diskutojmë për mashtrimin e madh, ndaj të cilit janë mbyllur sytë për shumë kohë në gjithë territorin,” tha Rama. “Nuk flasim për banesat për nevoja personale, por për ato që ndërtohen vetëm për fitim.”

Sipas tij, do të miratohet një listë e zezë e ndërtuesve që shkelin ligjin, ku do të përfshihen ata që abuzojnë në këtë fushë. Kushdo që përfshihet në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të përballet me penalitete të rënda.

Kryeministri përmendi raste specifike të ndërtuesve mashtrues, si ata që pengojnë banorët të hyjnë në pallate, apo ata që lënë blerësit e apartamenteve pa dokumente hipotekore, duke i lënë në rrugë.

“Masat do të jenë drastike. I bëj thirrje ndërtuesve të nxitojnë të zgjidhin këto probleme para se akti të hyjë në fuqi, sepse pasojat do të jenë të rënda dhe shumë të vështira për t’u përballuar,” shtoi Rama, duke theksuar se synimi është zgjidhja e këtij problemi./K.C/dritare.net