
Foto/ Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e Tiranës!
Dritare.net
Kreu i qeverisë, Edi Rama, zhvilloi këtë pasdite një mbledhje të gjatë me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit e Bashkisë Tiranë. Takimi zgjati disa orë dhe u fokusua në çështje kyçe për zhvillimin e kryeqytetit dhe administratën vendore.
Në një komunikim më herët me mediat, Rama paralajmëroi një reformë të re territoriale që synon përmirësimin e strukturës dhe funksionimit të njësive administrative në vend.
Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu te çështja e lirimit të zonave publike që janë bllokuar nga bizneset, duke theksuar rëndësinë e hapjes së këtyre hapësirave për qytetarët dhe përfitimin publik.
Në një postim në Facebook, Rama njoftoi gjithashtu bashkëpunimin me Institutin Tony Blair për konceptimin e një strukture të re organizative në Bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë pritet të adoptohet edhe në bashki të tjera në vend, me qëllim forcimin e shtyllave bazë të mirëqeverisjes vendore./K.C/dritare.net

















