
Gonxhja inspekton Kombinatin dhe Njësinë 14: Projekte për sheshe dhe zona rekreative
Dritare.net
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një vizitë në Kombinat dhe Njësinë Administrative Nr.14 në Tiranë, bashkë me përfaqësues të AZHT-së, AKPT-së dhe Njësisë 6, për të identifikuar dhe adresuar problematikat urbane të zonës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se qëllimi i këtij angazhimi është përmirësimi i jetës urbane përmes ndërhyrjeve të shpejta për pastrim, rigjenerim dhe krijimin e hapësirave rekreative për komunitetin.
“Kombinati dhe Njësia 14 përfshijnë lagje të vjetra, ish-zona industriale, blloqe të reja banimi dhe pasoja nga tërmetet – që e bëjnë punën komplekse dhe të domosdoshme,” shkruan ministri.
Ndërhyrjet përfshijnë:
Pastrimin e hapësirave publike
Krijimin e zonave të kalueshme për këmbësorët
Instalimin e lodrave, stolave dhe koshave
Projekte të reja për sheshe urbane
Gonxhja u shpreh se po punojnë në sinergji me Bashkinë e Tiranës për të garantuar zgjidhje funksionale dhe afatgjata për banorët e zonës./L.F-dritare.net

















