Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush po e shkatërron Liqenin e Tiranës? Flet Erion Braçe!

Kush po e shkatërron Liqenin e Tiranës? Flet Erion Braçe!

Liqeni i Tiranës po përballet me një rrezik serioz, paralajmëron deputeti i PS-së, Erion Braçe. Ai thekson se mbushja e liqenit nga lumi dhe ndërprerja e burimeve natyrore po sjellin degradim të rëndë të kësaj hapësire që është shumë e rëndësishme për qytetin.

Në një intervistë në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, Braçe u shpreh:

“Liqeni i Tiranës është rreziku më i madh për shkak të mbushjes që i vjen nga lumi dhe ndërprerjes së burimeve të tij. Ndërtimet dhe ndërhyrjet pa plan po e dëmtojnë rëndë.”

Ai shtoi:

“Liqeni i Thatë, që furnizonte me ujë të freskët liqenin e Tiranës, është duke humbur funksionin e vet. Kjo ndikon drejtpërdrejt në degradimin e liqenit.”

Braçe theksoi edhe ndikimin e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike:

“Ujërat e zeza që vijnë nga pjesa e sipërme ndotin liqenin, edhe pse në sasi të vogla, por prezenca e tyre është problematike. Ndryshimet klimatike dhe periudhat e thatësirës e përkeqësojnë gjendjen.”

Ai bëri thirrje për:

“Ndërhyrje të menjëhershme dhe angazhim të ekspertëve që kanë njohuri historike për liqenin, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.”

Në lidhje me hapësirat publike pranë liqenit, Braçe deklaroi:

“Parku është për ecje, qetësi dhe bukuri, jo për shfaqje apo koncerte masive që e prishin ambientin dhe rrënojnë funksionin publik.”

Ai përfundoi duke theksuar:

“Liqeni është një pasuri e çmuar për Tiranën dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, për të qenë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve.”/K.C/dritare.net