Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE miraton 87.7 milionë euro investime për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, në fushën e energjisë së rinovueshme

BE miraton 87.7 milionë euro investime për Shqipërinë,

Bashkimi Evropian, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh në vlerën e 87.7 milionë eurove për tre shtete të rajonit: Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Lajmi u bë i ditur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke theksuar se fondet do të përdoren për investime strategjike në sektorin e energjinë së rinovueshme.

Në Shqipëri, investimet do të fokusohen në:

-Përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë,
-Digjitalizimin e nënstacioneve, për të rritur kapacitetin dhe për të ulur humbjet në rrjet,
-Modernizimin e HEC-it të Fierzës,
-Ndërtimin e linjës ajrore të transmetimit Rrashbull–Unaza e Tiranës.
Kjo paketë është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, që synon forcimin e rrjeteve energjetike, përmirësimin e hidrocentraleve ekzistuese si dhe zgjerimin e përdorimit të energjisë diellore në rajon.

Ky investim konfirmon angazhimin e BE-së për të mbështetur tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor./K.C/dritare.net