Na ndiqni edhe në

Sport

Tronditet futbolli italian/ Vetëvritet legjenda e Fiorentinës

Tronditet futbolli italian/ Vetëvritet legjenda e Fiorentinës

Celeste Pin, ish-mbrojtësi i njohur i Fiorentinës, u gjet i pajetë më 22 korrik në banesën e tij në Firence, në moshën 64-vjeçare. Mendohet se ai i dha fund jetës, ndërsa nuk është gjetur ndonjë letër lamtumire. Lajmi tronditi komunitetin sportiv italian dhe autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Fiorentina reagoi me një mesazh ngushëllimi, duke e kujtuar Pin si një prej figurave të rëndësishme të klubit, që luajti në finalen e Kupës UEFA 1989-1990. Gjatë karrierës së tij, Celeste Pin ishte pjesë e ekipeve të Perugia, Fiorentina, Verona dhe Siena, ndërsa më pas u angazhua si trajner i ekipeve të moshave dhe komentator sportiv.

Humbja e tij është një boshllëk i madh për futbollin italian dhe komunitetin e Firences, ku ai njihej për pasionin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj sportit./K.C/dritare.net