
Çfarë fshihet pas akuzave të Arjan Konomit ndaj Endri Shabanit?
Dritare.net
Pas publikimit të një videoje nga Arjan Konomi, ku ky i fundit akuzon publikisht Endri Shabanin për mungesë transparence dhe abuzim me fondet e koalicionit “Shqipëria Bëhet”, përplasja mes dy figurave që dikur ishin bashkë në këtë lëvizje ka hyrë në një fazë të re publike.
Për herë të parë, Endri Shabani iu përgjigj këtyre akuzave publikisht, gjatë intervistës së dhënë në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në DritareTV.
I pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë për akuzat e rënda, ai u shpreh:
“Janë shantazhe. Kush ka prova për abuzim me fonde, le t’i çojë në prokurori, jo të flasë në televizor. Kam gati një dosje për të gjitha shantazhet dhe fyerjet që janë bërë ndaj personalitetit tim. Këto janë çështje penale dhe civile.
I nxitur nga Qafoku për të komentuar konkretisht përplasjen me Arjan Konomin dhe videon e publikuar prej tij, Shabani tha:
“Nuk dua të përmend emra, por ky është një presion shumëplanësh. Megjithatë, unë nuk intimidohem.”/K.C/dritare.net

















