Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama poston fotot: Çuna, ka ardhur koha të tërhiqeni matanë kufirit të komunitetit!

Rama poston fotot: Çuna, ka ardhur koha të tërhiqeni


Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, ku u drejtohet pronarëve të bizneseve që kanë zënë hapësira publike, duke i ftuar të tërhiqen vullnetarisht dhe të mos pengojnë jetën komunitare.

“Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare,” shkruan Rama, duke i shoqëruar fjalët me foto nga një ndërhyrje e fundit për lirimin e hapësirës publike në një lagje urbane.

Rama poston fotot: Çuna, ka ardhur koha të tërhiqeni

Kryeministri falënderon qytetarët që kanë marrë vetë nismën për të çmontuar ndërtimet që pengonin kalimin dhe jetesën e përbashkët: “Respekte për çmontimin,” mbyll ai mesazhin e tij, shoqëruar me një emoji falënderimi.

Rama poston fotot: Çuna, ka ardhur koha të tërhiqeni

Ky reagim vjen në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga objekte të ndryshme biznesi./K.C/dritare.net