Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arben Ahmetaj shkatërroi bujqësinë shqiptare! Shpërthen Erion Braçe!

Arben Ahmetaj shkatërroi bujqësinë shqiptare! Shpërthen

Në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, Erion Braçe bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të fortë ndaj ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, duke e konsideruar përgjegjësin kryesor për informalitetin në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Braçe tha se skema e TVSH-së e miratuar dhe mbështetur nga Ahmetaj ka krijuar pabarazi dhe ka dekurajuar grumbulluesit dhe përpunuesit që të blejnë produkte nga fermerët vendas. Ai theksoi se kjo skemë e ka bërë më të leverdishëm importin sesa blerjen nga prodhimi vendas, duke nxitur kështu informalitetin dhe duke goditur prodhimin bujqësor shqiptar.

Për më tepër, Braçe u shpreh se që në vitin 1998, kur diskutoheshin ndryshimet në skemën e TVSH-së në Komisionin e Ekonomisë, përballë tyre ishte Arben Ahmetaj, si ministër financash, i cili “nuk dëgjonte” dhe që sipas tij “ka qenë dhe mbetet përgjegjësi kryesor për rrënimin e arritjeve në bujqësi e blegtori që nga viti 2018 e këtej”.

Ai shtoi se ka gjashtë vjet që denoncon publikisht problemet që ka krijuar kjo politikë fiskale dhe se propozimet e tij nuk janë dëgjuar, as në grupin parlamentar, as në komisionet përkatëse.

Kritika e Braçes ndaj Arben Ahmetajt është e qartë dhe e drejtpërdrejtë: ai e akuzon për vendosjen dhe mbrojtjen e një skeme tatimore që ka dëmtuar rëndë sektorin bujqësor dhe ka favorizuar importin e produkteve, në dëm të fermerëve dhe përpunuesve vendas./K.C/dritare.net