Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Greta Thunberg në Tiranë. Proteston për Palestinën në Sheshin Skënderbej

Greta Thunberg në Tiranë. Proteston për Palestinën në

Aktivistja e njohur ndërkombëtare për klimën dhe të drejtat e njeriut, Greta Thunberg, do të jetë sot në Tiranë për të marrë pjesë në një protestë në mbështetje të popullit palestinez, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej.

Thunberg ka reaguar edhe përmes një videoje, duke kërkuar unitet global kundër pushtimit të Gazës:

"Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Sot do t’i bashkohem protestës në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, në orën 18:00.

Kjo nuk është hera e parë që Greta Thunberg angazhohet në mbështetje të Palestinës. Në qershor, ajo u ndalua nga ushtria izraelite së bashku me disa aktivistë, teksa ndodheshin në një anije që synonte të dërgonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)