
Zjarret në vend/ Rama: U shmang e keqja në Selenicë, po largojmë flakët në Llogara!
Dritare.net

Kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një statusi në "Facebook" lidhur me situatën e zjarreve në jug të vendit.
Sipas tij, e keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës është shmangur, ndërkohë që shprehet se në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.
"Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:
E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit.
Në zonë po punon edhe një helikopter.
Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.
48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë
Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin
***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër),Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë)", shkruan Rama./M.M-dritare.net

















