
Zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, PS cakton Belinda Ballukun drejtuese të fushatës
E Enjte 25 Shtator 2025, 12:12
Dritare.net
Zv.kryeministrja Belinda Balluku do të jetë në krye të fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, ku kandidate për kryebashki do të jetë Ogerta Manastirliu.
Pas fitores në qarkun e Fierit më 11 maj, ku PS arriti të sigurojë 12 nga 16 mandate, Balluku ka marrë mandatin për të drejtuar edhe këtë betejë politike të rëndësishme.
Vendimi ende jo i konfirmuar zyrtarisht, u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me ministrat dhe deputetët e Tiranës. Fushata pritet të përqendrohet në mbështetjen e kandidaturës së Manastirliut dhe mobilizimin e strukturave të partisë në kryeqytet./L.F-dritare.net

















