Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

Video/ Rama publikon pamjet:  Thethi pas operacionit nga kanceri i

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit, duke e cilësuar ndërhyrjen si një "operacion kundër kancerit të paligjshmërisë".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpërndau video nga terreni ku janë shembur struktura të ngritura në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se kjo ndërhyrje është pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur pasuritë natyrore dhe për të rikthyer ligjshmërinë në zonat e mbrojtura.

“Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë,” shkruan Rama krahas videos.

Aksioni vjen në kuadër të masave të qeverisë për të ndaluar betonizimin dhe ndotjen vizuale të zonave me rëndësi natyrore dhe turistike, në një kohë kur Thethi është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj./K.C/dritare.net