Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vetmia, virusi i ri që po vret!

Vetmia, virusi i ri që po vret!

60% e njerëzve ndihen të vetmuar. Profesori i Harvardit, Robert Ëaldinger është i mendimit se vetmia po përhapet në heshtje në shoqërinë tonë. Të qenit i izoluar nga shoqëria mbart rreziqe shumë më të mëdha për shëndetin fizik, por vetmia ka një ndikim më të madh në shëndetin mendor. Tendencat gjatë disa dekadave të fundit tregojnë më socializim dhe më shumë njerëz që jetojnë vetëm. Frekuentimi i shërbimeve fetare ka rënë në mënyrë dramatike dhe normat e martesave janë ulur. Në mënyrë disi kundërintuitive, kur je shumë i vetmuar, në të vërtetë priret të tërhiqesh më tej nga komuniteti.

Efekti i vetmisë në rritjen e izolimit social është edhe më i madh se efekti i izolimit social në vetminë. Pra, nëse po kaloni kohë me njerëz të vetmuar, në fakt keni më shumë gjasa të bëheni të vetmuar.

Përfundimi i profesorit të Harvardit, bazohet në kërkimet e ekspertëve, duke zbuluar ndikimet e rënda shëndetësore të vetmisë. Sipas tij, shenjat e para që vijnë nga vetmia janë: pirja e gjysmë pakete cigare në ditë. Stresi, rënia e përshpejtuar e trurit dhe mirëqenia e përgjithshme. Ndërkohë thekson se zgjidhja e vetme për të mposhtur vetminë, është te marrëdhëniet tona me miqtë, familjen dhe madje edhe takimet e rastësishme./L.F-dritare.net