Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tirana, historia që nuk dimë! Flet Sokol Kika!

Tirana, historia që nuk dimë! Flet Sokol Kika!
Tirana është tema e emisionit të sotëm Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, ku ishte i ftuar inxhinieri Sokol Kika, tiranas i vjetër. Zoti Kika flet me pasion për historinë e Tiranës që nga Antikiteti, Mesjeta, Perandoria Osmane dhe sot. Inxhinieri tregon se si ka qenë Tirana gjatë këtyre tri periudhave dhe për çfarë dallohej më shumë.

"Tirana në Antikitet dhe Mesjetë!
Tirana është nga zonat që përmendet shumë kohë më parë në histori, duke filluar qysh nga periudha e Antikitetit. Lidhet në disa momente me Antikitetin, që nga fisi Parthindët, që njihen më tepër me zonën e Elbasanit, por de facto kanë qenë të vendosur edhe në zonën e Tiranës. Aq sa ka një lidhje të çuditshme. Nga rrënja Parth, mund të jetë Bardh dhe më vonë, albanët është përkthim i fjalës (alb- i bardhë) Parthindët janë albanët e sotëm. Madje sipas albanologëve edhe Albanopolisi mund të ndodhet në Zgërdhesh. Kjo është teza kryesore e historisë sonë. Por ndoshta edhe Arbana. Kjo është Teori e Johanes Hanh. Elementi i dytë historik është qyteti antik i Durrësit që nga veprat e ndryshme të kohës dhe nga studimet tona, kishte një lidhje shumë të ngushtë me Hinterlandin, domethënë zonën e Tiranës dhe Krujës.
Për historinë e Tiranës ne nisemi nga Skënderbeu. Por duhet të nisemi më parë. Janë disa ngjarje historike që kanë të bëjnë me influencën latine.
-Kemi momentin kur thyhen bizantinët në Durrës, kur Aleks Komeni nuk reziston dot dhe tërhiqet nga pjesa e shkallës së Tujanit dhe del në zonën e Maqedonisë se Veriut.
-Më vonë nisin historitë e kryqëzatave.
-Pastaj pason një periudhë tjetër historike. Janë anzhuinët me kalin e parë. Topiajt janë në kohën e kalit të parë, janë zotër të Tiranës e Krujës. Pastaj eklipsoi një familje tjetër shumë e rëndësishme, që ka qenë ajo Skura, ose Zgrua, që e kontrolloi të gjithë zonën e Tiranës, aq sa në dokumente historike përmenden që nga zona e Durrësit dhe në Mërsi, quheshin Dy Skuritë.
Për çfarë njihej Tirana gjatë Perandorinë Osmane!
Në 1481-shin janë asgjësimet e para osmane në zonën e Tiranës. Përmendim këtu fshatin Shëngjin. Ndoshta ishte një kishë aty me të njëjtin emër që sot në fjalorin e tiranasve të vjetër përmendet si Kroi i Shininit. Aty është një vend i rëndësishëm pasi edhe zbulimet e vilës romake dhe mozaiku i famshëm romak ndodhet në atë vend. Sipas të dhënave nuk ka qenë vetëm ajo vilë, ka pasur edhe rrënime të tjera që janë prishur nga pakujdesia. Në atë kohë kjo zonë përmendet në dy raste: në momentin e regjistrimit osman, por më vonë me Skënderbeun si një vendpushimi, nga Petrela në Krujë. Pasi aty ishte një burim uji dhe ishte fushë me përmbytje nga Lana që siguronte prodhim bari për kuajt dhe drithëra. Kur stabilizohen vilajetet, në fillim të shekullit të 19-të, kemi edhe nënndarjen e prefekturës së Durrësit ku bënte pjesë edhe Tirana. Durrësit ishte vend i rëndësishëm në lidhje me tregtinë. Tregtarët nga Tirana e kishin pikë kryesore të eksporteve. Nuk njihet në histori, por Tirana ka një aktivitet shumë të madh tregtar me mbretërinë e Napolit. Nga Porti i Durrësit tregtarët tiranas eksportonin lëndë drusore për hekurudhën e Napolit që po bëhej në atë kohë. Por eksportonin edhe duhan, që shkonte më shumë në Austro-Hungari. Dhe materiale të tjera për tezgjah.”, tregon inxhinieri Kika në DritareTV./K.C/dritare.net