Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

The Times: Shqipëria që nuk njihni!

The Times: Shqipëria që nuk njihni!

Nga Laura Sanders, The Times

Plazhet në rivierën shqiptare po bëhen gjithnjë e më të njohura, por nëse hedh sytë drejt brendësisë, do të gjesh fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura jashtë rrjedhës së zakonshme.

Sekreti ka dalë në shesh. Gati 12 milionë njerëz vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, shumë prej tyre drejt rivierës, me premtimin e pushimeve të përballueshme. Por e vërteta është se mbingarkesa turistike tashmë po afrohet, çmimet po rriten dhe investimet ndërkombëtare — përfshirë ato nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Trump — po i shndërrojnë fshatrat tradicionale në resorte bregdetare.

Nëse nuk ju tërheq ideja për të marrë diell disa metra larg familjes Trump apo për të qëndruar në një hotel që mund të ishte kudo në botë, ekziston një pjesë e rivierës shqiptare që gjigandët e paketave turistike dhe manjatët e hoteleve zakonisht e anashkalojnë. “Undiscovered Balkans”, një agjenci e vogël britanike e specializuar në aventura jashtë rrymës, ka prezantuar një tur me grupe të vogla për të nxjerrë në pah thesaret më pak të njohura të Shqipërisë së Jugut.

The Times: Shqipëria që nuk njihni!
Laura Sanders white water rafting in Albania

Unë iu bashkova këtij udhëtimi në maj dhe kalova një javë duke eksploruar qytete bregdetare më pak të njohura, përpara se të zhytesha në brendësi të vendit, ku vizitova vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, u lava në ujëvara të fshehura, qëndrova me fermerë në male dhe bëra rafting në një nga lumenjtë e fundit vërtet të egër në Europë. Udhëtimin e përfunduam në plazhe me zhavorr pa turma, 200 metra mbi nivelin e detit, në një fshat peshkatarësh buzë liqenit të Ohrit.

Qeparo dhe bregdeti i qetë

Mbërrita në Qeparo, një nga fshatrat më të qetë bregdetarë në qarkun e Vlorës, pas një udhëtimi prej tre orësh nga Tirana. Në mëngjes, u zgjova me pamjen e Qeparoit të Vjetër, fshatit bujqësor në kodër, për të zbritur në Qeparoin e Ri në bregdet, ku baret e plazhit dhe qendrat e qirasë së varkave po përgatiteshin për sezonin. Festa e parë e pushimeve nisi në verandën me pamje nga e gjithë kjo panoramë.

The Times: Shqipëria që nuk njihni!
The region has lots of lovely guesthouses including this one in Permet/ EMMA HEYWOOD

Mikpritësja jonë ishte Mirela Kokedhima, një zonjë e dashur që drejtonte bujtinën në fermën e saj në kodër, midis dy Qeparove. Ajo çfarë arriti të gatuante pas një stuhi të fortë dhe një ndërprerjeje të energjisë elektrike ishte vërtet mbresëlënëse: vezë, djathë dhie, kos, sallatë, ëmbëlsira me çokollatë të bëra vetë, sallamë dhe kafe turke aq e trashë sa mund ta përtypje.

Eksplorime bregdetare dhe malore

Deti ishte shumë i trazuar për të bërë kajak, kështu që ditën e parë bëmë një shëtitje përgjatë bregdetit. Grupi ynë prej tetë britanikësh, nga të tridhjetat deri në të gjashtëdhjetat, ecëm përgjatë shkëmbinjve gëlqerorë me pamje të mrekullueshme të fshatrave tradicionale dhe ujërave që shkëlqenin, me Korfuzin si një re në horizont. Pas nëntë miljesh, zbritëm në plazhin e Borshit dhe futëm këmbët e lodhura në ujin e freskët të Jonit, me nga një birrë në dorë.

Të nesërmen, u larguam nga deti dhe bashkë me udhërrëfyesin tonë, Alfi Pepaj, morëm një 4×4 për një aventurë malore drejt Gjirokastrës, qytetit të epokës osmane të mbrojtur nga UNESCO. Pamjet ishin spektakolare, me maja të gjelbra dhe livadhe të hapura. Gjatë rrugës, ndaluam në mes të askundit dhe zbritëm në një kanion ku na priti një ujëvarë.

Në Gjirokastër, u akomoduam në një hotel karakteristik brenda një shtëpie osmane. Qyteti njihet për pazarin e tij tradicional dhe është vendlindja e diktatorit komunist Enver Hoxha. Është çudi se si një vend kaq i bukur e i qetë mund të ketë sjellë në jetë një njeri aq të lig.

Kalaja e Gjirokastrës e ruajtur nga shekulli i 13-të ofron pamje të gjera dhe mure të freskëta që të mbrojnë nga vapa e verës. Turistët ishin të shumtë, por çmimet ishin të arsyeshme – një Aperol Spritz kushtonte vetëm 6 paund.

The Times: Shqipëria që nuk njihni!
Gjirokaster’s traditional old town SHUTTERSTOCK

Zagoria dhe mikpritja tradicionale

Ditën tjetër, një tjetër udhëtim me 4×4 na çoi në fshatin Hoshtevë në Zagori. Vizituam një kishë të shekullit të 12-të me afreske të ruajtura që i kanë mbijetuar Perandorisë Osmane dhe diktaturës së Hoxhës. Më pas, hngrëm një tjetër drekë të bollshme në verandën e bujtinës së Kristina dhe Ladi Telo, të rrethuar nga lule dhe qetësi absolute. Me ndihmën e përkthimit të Pepajt, mësova se çifti e kishte kthyer shtëpinë në bujtinë për të pritur alpinistë.

Lugina e Vjosës dhe tradita e mbijetuar

Qëndrimi ynë i radhës ishte në një shtëpi 120-vjeçare të restauruar që shikonte nga lugina e Vjosës. Aty gjendet një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Për të mbërritur, kaluam një rrugë të ashpër me gremina, por ia vlente çdo centimetër. Familja e Kristaq Cullufes e kishte restauruar pas rënies së komunizmit në 1991. Shtëpia ishte e mbushur me objekte historike si, mjete bujqësore dhe makineri qepjeje.

Liqeni i Ohrit dhe mbyllja e udhëtimit

The Times: Shqipëria që nuk njihni!
Lake Ohrid is one of Europe’s oldest lakes/ ALAMY

Udhëtimi përfundoi në fshatin e qetë të Lin, buzë liqenit të Ohrit, një nga liqenet më të vjetër në Evropë dhe i mbrojtur nga UNESCO. Nuk kishte turistë me shumicë dhe makina luksoze – njerëzit kishin varka në vend të makinave.

Dita e fundit përfshinte ecje dhe kajak në mëngjes drejt plazheve të fshehura dhe një shëtitje me biçikletë prej 12 miljesh përgjatë pjesës shqiptare të liqenit. Rruga na çoi përmes parcelave, bunkerëve të vjetër, dhe fshatarëve që shisnin peshk. Në Pogradec, atmosfera ishte e gjallë, por pa mbipopullim, me fëmijë në karusela, aromë pambuku të ëmbël dhe të moshuar që luanin me domino në breg./L.F-dritare.net