Sot dita e Ujit të Bekuar/ Besimtarët ortodoksë festojnë dhe kryejnë ritin e kapjes së kryqit në ujë!
E Enjte 6 Janar 2022, 11:11
Dritare.net

6 janari simbolizon ditën e “Ujit të Bekuar”, ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës, të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lumë nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan. Hedhja e kryqit të shenjtë në vendin tonë festohet nga besimtarët ortodoksë në Sarandë,Durrës, Gjirokastër, Korçë e Fier. Pas ceremonisë së kapjes së kryqit, besimtarët ortodoksë i drejtohen kishës për të mbushur shishe me ujë të bekuar, që e pinë gjatë gjithë vitit. Uji sipas tyre shërben për të larguar shpirtrat dhe shëron trupin kur janë sëmurë./M.M-dritare.net