
Sonte është nata Shna Ndout. Natën e 12 qershorit, mijëra njerëz, me qirinj në duar nisen drejt kishës së Shna Ndout e njohur ndryshe si Kisha e Laçit në kërkim të mbarësisë.
Gjatë pelegrinazhit 13-javor, në këtë kishë nuk ngjiten dhe luten vetëm besimtarët katolike, por edhe të besimeve të tjera. Një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falënderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.
Çfarë është rituali i 13 të martave?
Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13 të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet te gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou./K.C/dritare.net

















