
SMILE.al 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!
Dritare.net
Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantropisë po transformohet nga një akt
tradicional elitar, në një mekanizëm më të prekshëm dhe gjithëpërfshirës, ku individët dhe
komunitetet kanë më shumë hapësira për të kontribuar apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në
zgjidhjen e sfidave sociale dhe jo vetëm. Ky ndryshim pasqyron zgjimin e ndërgjegjësimit
kolektiv, për të mobilizuar burimet e duhura si OJF-të apo edhe instancat shtetërore, subjektet
private, e deri tek iniciativat individuale, për të ndërtuar kështu ura komunikuese dhe solidariteti
gjithmonë e më impaktuese në një komunitet. Tashmë, përmes edhe hapësirave digjitale, i gjithë
ky mekanizëm vjen edhe si një zhvendosje drejt një kulture të re, më transparente të dhurimit dhe
angazhimit qytetar, ku teknologjia ndihmon në rritjen e sensibilizimit, nxit pjesëmarrjen aktive të
shoqërisë për kauza me rëndësi publike, jo vetëm në përfitime individuale. Në këtë kontekst,
edhe Shqipëria ka nisur të pozicionohet gradualisht në hartën e këtij trendi global, edhe pse
gjithmonë ka gëzuar statusin e një vendi që zotëron një trashëgimi kulturore të humanizmit dhe
bujarisë.
Duke reflektuar mbi orientimin e vlerave humane dhe mjeteve në koherencë edhe me trendet e
kohës, një nga nismat më të konsoliduara tashmë dhe më impaktuese në Shqipëri është platforma
SMILE. E themeluar 5 vite më parë, i një iniciativë ambicioze e fondacionit Credins, platforma
online SMILE është pozicionuar tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që
profesionalisht ndërmjetëson lidhjen midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë,
duke numëruar kështu kontribute konkrete të shumta, të suksesshme në kauza që ndihmojnë dhe
zhvillojnë në shumë dimensione komunitetin vendas.
Filozofia e themeluesve të SMILE është integrimi i një ekosistemi solidariteti të qëndrueshëm,
ku ndihma ndaj tjetrit nuk është vetëm një akt obligimi moral, por mbi të gjitha një formë e lartë
dëshmuese e ndërtimit të kapitalit shoqëror/njerëzor më të drejtë, më të barabartë dhe më të
respektuar. Me një infrastrukturë dizenjimi, e cila të lejon një akses shumë të lehtë përdorimi
online dhe monitorimi të vazhdueshëm, SMILE promovon fusha si: trashëgiminë kulturore,
mjedisin, arsimin, sportin, shëndetësinë, sipërmarrjen inovative dhe sociale, duke e bërë kështu
këtë platformë unike në Shqipëri.
Në 5 vite përkushtimi absolut, është punuar intensivisht për të finalizuar projekte të rëndësishme,
me vlerë për zhvillimin e komunitetit. Përgjatë viteve, janë hapur/çelur 5 thirrje, 96 projekte janë
paraqitur nga organizata të ndryshme, nga të cilat 49 janë lançuar në platformën SMILE, duke
treguar edhe një herë dëshirën dhe seriozitetin për të bërë të mundur realizimin e kauzave
shoqërore. Përmes platformës SMILE dhe shpirtit fisnik të çdo dhuruesi/donatori në nivel
institucional apo edhe individual, janë mbështetur dhe realizuar me sukses të matshëm 36
projekte me karakter social dhe jo vetëm, duke sjellë kështu ndryshim të prekshëm në jetën e
shumë individëve, familjeve shqiptare që shpesh jetojnë në kufijtë e harresës.
Jehona dhe popullariteti i platformës online SMILE janë rezultat i një pune të palodhur, i një
komunikimi profesional, të ndërtuar mbi besimin, autenticitetin dhe transparencën, duke e kthyer
atë tashmë në një pikë referimi të rëndësishme të çdo kauze jetike në Shqipëri. Përmes faqes
zyrtare www.smile.al, fondet e mbledhura kanalizohen në projekte konkrete të zbatuara nga
organizata me eksperiencë dhe histori suksesi, duke shfrytëzuar potencialin transformues të
modelit crowdfunding.
Në 5 vite, mbi 1800 dhurime të realizuara përkthehen sot në mbi 114,000 përfitues të
drejtpërdrejtë, individë dhe familje që kanë ndier konkretisht prekjen njerëzore të solidaritetit
dhe humanizmit. Pas këtyre shifrave jetësohen histori të shumta njerëzore, që dëshmojnë edhe
një herë fuqinë dhe ndikimin e platformës SMILE. Në themel të këtij suksesi qëndrojnë sigurisht
dhuruesit e një kombi me rrënjë fisnike – shqiptarët, ku solidariteti është një gjen traditë i lashtë
në identitetin historiko-kulturor.
SMILE është tashmë një urë digjitale/teknologjike që lidh mijëra individë të angazhuar në çdo
vend të botës, me mbi 220,000 përdorues aktivë përgjatë këtyre viteve, të cilët jo vetëm që
vizitojnë platformën, por gjithashtu kontribuojnë për mbështetjen e kauzave shoqërore. Në datën
01 Maj u hap/çel thirrja e 5-të, si mundësi mjaft e mirë për të gjitha organizatat jofitimprurëse që
operojnë në Shqipëri, të aplikojnë tashmë përmes SMILE për një gamë të gjerë fushash të
përcaktuara sipas politikave të platformës.
Ky është një rast i volitshëm për të qenë pjesë jo vetëm e SMILE, por njëherazi për të luajtur një
rol të vërtetë aktiv në rritjen e një shoqërie me mirëqenie dhe mundësi të barabarta. Aplikimet
mund të bëhen online deri më 30 qershor 2025. Sot SMILE e konsideron çdo shqiptar një zë të
fuqishëm, duke i bërë thirrje të kontribuojë përmes një procedure shumë të thjeshtë online dhe jo
më shumë se 1 minutë kohëzgjatje. Kushdo mund të zgjedhë një nga fushat përkatëse apo
projektet e shumta sipas dëshirës dhe të kontribuojë me një vlerë sado modeste për të sjellë
ndryshimin, atë për të cilin sot komuniteti ynë ka më shumë nevojë. SMILE nuk është thjesht një
platformë teknologjike, por një trashëgimi e vlerave humane integruese, është emblema e
shpresës për të ardhmen, platforma më e dashur e të gjithë shqiptarëve!
SMILE – një dhurim sado i vogël sjell një ndryshim të madh!/dritare.net

















