Na ndiqni edhe në

Sport

Formacioni/ Ja si luan Kombëtarja në Riga

Formacioni/  Ja si luan Kombëtarja në Riga

Trajneri Sylvinho ka katër dilema për formacionin me të cilin Kombëtarja do dalë sot në fushë për përballjen në transfertë kundër Letonisë. Për shkak se vetëm tre ditë më parë kuqezinjtë shpenzuan energji në barazimin 0-0 kundër Serbisë, Sylvinho po mendon për disa ndryshime.

Me Gjimshitin dhe Ajetin që mungojnë, qendra e prapavijës do t'i besohet Ismajlit dhe Kumbullës, ndërsa balotazh ka edhe për fashën e djathtë të mbrojtjes, ku Balliu pret një shans, paçka se Hysaj ishte lojtari më i mirë i tanëve kundër Serbisë.

Dilemë edhe për mesin e fushës dhe qendrën e sulmit, ku Bajrami dhe Daku duan një fanellë titullari. Nisur edhe nga kundërshtari dhe fakti se tanët duan patjetër lojë sulmuese, sot priten ndryshime nga braziliani i stolit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Shehu, Bajrami (Laçi); Hoxha (Muçi), Broja, Manaj (Daku) Trajner: Sylvinho./K.C/dritare.net