Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dy klubet e njohura gjermane po monitorojnë Brojën! Ja çfarë shkruan Sky Sports!

Dy klubet e njohura gjermane po monitorojnë Brojën! Ja

Vetëm pak orë përpara nisjes së ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, një lajm i bujshëm merkatoje ka ardhur për Armando Brojën. Gazetari i njohur i Sky Sports Deutchland, Florian Plettenberg raporton se dy klube nga Buundesliga kanë nisur monitorimin ndaj yllit të Kombëtares shqiptare.

RB Leipzig dhe Wolfsburg po e monitorojnë me kujdes 23-vjeçarin, i cili këtë verë pritet të largohet nga Chelsea.


Shuma që “Blutë” e Londrës kërkojnë për Brojën është 20 milionë euro dhe të dyja klubet do të jenë të gatshme që të nisin menjëherë negociatat për një kalim të mundshëm të shqiptarit drejt Bundesligës./K.C/dritare.net