Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrëfimi tronditës/ Alibej: Bujar Çelën nuk e vramë dot, Ramazanin e ekzekutoi Skerdi Tase!

Rrëfimi tronditës/ Alibej: Bujar Çelën nuk e vramë

Erion Alibej ka rrëfyer sot në GJKKO edhe përpjekjet për të vrarë Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës, por pa rezultat në momentet e para.

Më pas iu vu Emiljano Ramazanit "Mili", pasi ky ishte bashkëpunëtor i grupit Çopja dhe Talo Çelës.

"Në atë periudhë po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Këtë si punë e mori Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase. Nuk u realizu për arsye që nuk e di. Gjatë kohës më pas vendosëm për Emiljanon Ramazanin. Për Ramazanin kishim informator përveç Nuredinit, kisha edhe Elio Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.

Arsyeja ishte Emiljano Ramazani, ishte aktiv nga grupi Çopja dhe Bujar Cela. Janë bërë disa herë raste dhe nuk është arritur ekzekutimi, na ka shpetu. E dinim që Emiljano shkonte në palestër. Vonohet shumë edhe te palestra dhe përsëri tërhiqen. Ditën e vrasjes sapo doli nga plaestra, informator kisha. Henrik Hoxhaj ishte në timon dhe Skerdi Tase ekzekutor dhe e pritën në rrugë kryesore, pranë pallatit që do futej Emiljano Ramazanit.

Sa ka ardhur Ramazani, ka zbritur Skerdi me TT. Pas vrasjes ka djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe armën donim ta çonim në shtëpinë e Bujar Çelës.", thotë Alibej./K.C/dritare.net