Na ndiqni edhe në

Bota

Hidhet poshtë padia e Justin Baldoni-t kundër Blake Lively

Hidhet poshtë padia e Justin Baldoni-t kundër Blake Lively


Gjykata ka hedhur poshtë padinë që aktori dhe producenti Justin Baldoni kishte ngritur ndaj aktores së njohur Blake Lively.

Ende nuk janë bërë publike detaje të plota rreth përmbajtjes së padisë, por vendimi i gjykatës tregon se nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore për të vijuar me procesin gjyqësor.

As Baldoni dhe as Lively nuk kanë komentuar ende publikisht mbi këtë zhvillim.
Lajmi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të të dy yjeve, duke u bërë temë diskutimi në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar nga palët e përfshira./K.C/dritare.net