Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çfarë duhet të bëni pas seksit! Flet mjekja urologe!

Çfarë duhet të bëni pas seksit! Flet mjekja urologe!

Në një intervistë për DritareTV, mjekja urologe dhe androloge Dr. Drilona Ndrevataj dha këshilla të vyera për lidhjen mes infeksioneve urinare dhe jetës seksuale, një temë që shpesh neglizhohet, por që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e shumë grave.

Seksi dhe infeksionet, si lidhen mes tyre?

Një nga pyetjet më të shpeshta është nëse marrëdhëniet seksuale ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve urinare. Përgjigjja e mjekes është e qartë:

“Po, marrëdhëniet seksuale janë një faktor risku për infeksionet urinare, sidomos tek femrat. Gjatë aktit, bakteret mund të kalojnë në rrugët urinare dhe të shkaktojnë inflamacion të fshikëzës.”

Çfarë duhet bërë pas seksit?

Një nga rekomandimet më të rëndësishme që theksoi mjekja ishte urinimi pas marrëdhënieve seksuale.

“Urinimi menjëherë pas marrëdhënies ndihmon në pastrimin e uretrës dhe në largimin e baktereve të mundshme që janë futur gjatë aktit seksual,” – këshillon Dr. Andrevataj.

Si të parandalohen çistitet e përsëritura?

Për të parandaluar infeksionet e përsëritura, përveç kujdesit pas aktit seksual, Dr. Andrevataj thekson rëndësinë e faktorëve të tjerë si:

Ruajtja e një mikrobiote të shëndetshme në zorrën e trashë

Përdorimi i medikamenteve mbrojtëse, si probiotikët ose suplementet që rrisin mbrojtjen natyrale të fshikëzës

Veshja me të brendshme pambuku dhe shmangia e rrobave të ngushta./K.C/dritare.net