
Ka ndjenja mes Erandit dhe Elinarës? Flasin fermerët!
Dritare.net
Marrëdhënia mes Erandit dhe Elinarës mund të konsiderohet si një “Përrallë në Fermë” këto 3 muaj, për shkak të afrimitetit, “ndjenjave” shoqërore mes tyre, apo të kuptuarit me sy me njëri-tjetrin.
Por a ka ndjenja mes tyre? Erandi dhe Elianra e mohuan faktin se mes tyre ka diçka ëm shumë se shoqëri, por secili në mënyrën e vet la të nënkuptohej që “kurrë mos thuaj kurrë”.
Pjesë nga biseda:
Elinara: Nuk jam këtu ju.
Andrea: Është bërë Erandi për ujë në prime.
Albano: Fakti që në plevicë ishin të gjithë pozitivë, kjo është gjëja më e bukur.
Luana: Fermerët thonë që ka një kimi.
Erandi: Është një shkallë shumë e lartë e shoqërisë, një dëshirë e jashtëzakonshme për të ndarë me njëri-tjetrin gjëra të bukura.
Albano: Si do e titulloje.
Erandi: Titull nuk e di …
Luana: Hera e parë që ngel pa fjalë.
Elinara: Jam pa fjalë, çfarë të them unë tani.
Erandi: Ne paskemi bërë shumë gjëra.
Albano dhe fermerët: Puthe, puthe, puthe …
Elinara: Nuk marr vesh nga këto gjëra.
Fermerët: Puthe, puthe, puthe …
Erandi: Ti ke puth Albanon, ça të puth unë. Ti je puth me Andrean. Është kënaqësi shumë e madhe ta kesh Elinarën afër, ta njohësh. Ne nuk jemi as adoleshentë.
Luana: Dashuria të bën adoleshent.
Erandi: Por dashuria nuk është kaq e kollajshme. Njësoj kemi dashuri për të gjithë, por varet ku prek ai moment. Një mashkull që rritet me ferma të bukura, nuk mund t’i bëjë bisht të bukurës, me një femër kaq elegante, kaq të bukur. Me një femër model, për staturën që ka, për eksperiencën. Nuk besoj të kishte mashkull këtu. “Never say never” i thonë, por gjithçka ka një logjikë. Për këto gjëra flasim sa të duash, më vjen mirë që kam gjetur një mikeshë kaq të mrië.
Luana: Elinara është shprehur se nuk mund të ndodhë, se Erandi ka një gjë jashtë. A është ko arsyeja?
Erandi: Po patjetër, ka diçka. Në respekt të të gjithë të shkuarës time. Unë kam dy vajza, kam dhe një ish-grua të cilën e kam po aq mikeshë, dhe në respekt të gjithçkaje ne jemi përballë kamerave. Edhe Elinara ka dy vajza të mrekullueshme, këtu dëshira është të kalojmë bukur.
Luana: Në lidhje me pengesën?
Elinara: Unë mendoj se ka diçka të tillë, por nuk flas me siguri. Unë do të thoja Luana që ne që jemi djegur në të shkuarën për të vendosur. Sidomos në rastin tim që ka vite që jam vetëm. Nëse do të ndodhë le të ndodhë në të ardhmen, nuk di çfarë të them.
Albano: T’ia vëmë titullin, “Vallja e yjeve”.
Kastro: Ka dhe një poemë tjetër që është “Shpërthim pranveror”.
Zhaku: Ka dhe një poemë tjetër që thotë “Qiqra në hell”./Vizion Plus

















