
Historia dhe kuptimi i simboleve të Skënderbeut! Flet heraldisti Gjergj Marena
Dritare.net
Gjergj Marena studiues i Heraldikës erdhi në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv bashkë me disa simbole të Skënderbeut që i ka ripunuar vetë ai. Heraldisti shpjegoi për ndjekësit e DritareTv se çfarë nënkuptojnë këto simbole, nga shqytet, te lulet dhe shkronjat në përkrenaren e Skënderbeut dhe tre armët e tij më të njohura historike, shpata, thika, biçaku. Po ashtu ai tregoi se përse vendosi të studiojë shkencën e Heraldikës dhe ekspozitat e tij me artefakte kastriotiane.
“Unë kam ripunuar përkrenaren e Skënderbeut. Përkrenarja e vërtetë e Skënderbeut ndodhet në Muzeun Oriental në Vjenë, ku është dhe shpata. Pjesa më kuptimplotë e kësaj përkrenareje është rrethi i saj. Ajo që bie në sy janë germat e vendosura në 6 lulet me 6 petale. JN, PE, RA, TO, RE, BT. Unë po ju shpjegoj edhe kuptimin e këtyre shkronjave, të cilat më parë i ka shpjeguar dhe i madhi Faik Konica dhe do të thonë: Jezus Nazaret, Principe Emathis (Princi i Matit), Regi Albania, Terror Osmanrum, Regi Epirio dhe BT që nuk është zbuluar deri më tani sipas interpretimit tim T-ja përfaqëson Tërfojën me tre cepa. Pra BT Bekuar, Ati, Shpirti i Shenjtë. T sepse T-ja është shkronja e fundit e alfabetit hebre.
Duke qenë se kam studiuar simbolikën e luleve, lulja në natyrë dhe besim mendoj që lulja me 6 petale përputhet me yllin me 6 cepa të Skënderbeut që ka në vulën e tij origjinale. Është stilizim i 6 cepave me 6 petale. Kjo kombinon me yllin e Davidit që gjendet në vulën e madhe të Skënderbeut. Pra fsheh diçka.”, tha heraldisti në DritareTv./K.C/dritare.net

















