Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtohen presionet/ Mbrojtje e shtuar për Altin Dumanin dhe Dritan Prençin

Shtohen presionet/ Mbrojtje e shtuar për Altin Dumanin dhe Dritan

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ka miratuar kërkesën e drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj prokurorit Altin Dumani.

Vendimi është marrë në kuadër të rritjes së presionit ndaj Dumanit, për shkak të një sërë hetimesh të ndjeshme që mbajnë firmën e tij, të zhvilluara gjatë periudhës kur ai ushtronte detyrën e drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vlerësimi i situatës së sigurisë ka nxjerrë në pah nevojën për masa shtesë mbrojtjeje, për shkak të natyrës së çështjeve që po hetohen dhe ndjeshmërisë së tyre politike dhe institucionale.

Po ashtu, i njëjti komision ka miratuar masa mbrojtjeje edhe për disa prokurorë të tjerë të SPAK. Mes tyre është edhe prokurori Dritan Prençi, i cili po heton zv.kryeministren Belinda Balluku për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tenderë”.

Në kuadër të këtij hetimi, prokurori Prençi ka kërkuar vendosjen e dy masave të sigurisë ndaj Ballukut: pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë territorit të vendit. Çështja konsiderohet me interes të lartë publik për shkak të pozitës së lartë shtetërore të subjektit nën hetim.

Vendimi i Komisionit të Mbrojtjes vjen në një kohë kur SPAK është përfshirë në hetime të rëndësishme që prekin figura të larta të politikës dhe administratës publike, duke rritur ndjeshëm ekspozimin dhe rrezikun për prokurorët e angazhuar në këto çështje./L.F-dritare.net