Rrëfimi prekës i bashkëshortes: Bruce Willis nuk e di që vuan nga demenca
Dritare.net

Bashkëshortja e aktorit të njohur hollywoodian Bruce Willis, Emma Heming Willis, ka zbuluar se ai nuk është i vetëdijshëm se vuan nga demenca.
Familja e aktorit 70-vjeçar njoftoi në vitin 2023 se Willis ishte diagnostikuar me një formë demence që shkakton përkeqësim të shpejtë të zonave të trurit që lidhen me personalitetin dhe aftësitë gjuhësore.
Sipas Emma Heming Willis, bashkëshorti i saj nuk ka arritur kurrë ta kuptojë plotësisht gjendjen e tij shëndetësore. Ajo u shpreh se kjo mungesë ndërgjegjësimi është, në një farë mënyre, një “bekim”, pasi e mbron aktorin nga ankthi dhe frika që sjell vetëdija për sëmundjen.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta dhe empati në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te sfidat e rënda që sjell demenca, jo vetëm për pacientët, por edhe për familjarët e tyre./K.C/dritare.net