Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fjalim jashtë rendit të ditës, drejtuesja e asamblesë në KE i fik mikrofonin Berishës

Fjalim jashtë rendit të ditës, drejtuesja e asamblesë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ishte në Strasburg ku mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndonëse jo si pjesë e delegacionit zyrtar të Shqipërisë. Gjatë një seance, Berisha mori fjalën dhe përsëriti akuzat e tij për qeverinë, duke pretenduar se deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelet e drogës dhe duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Akuzat e tij u konsideruan jashtë rendit të ditës dhe drejtuesja e seancës ia ndërpreu fjalën, duke i fikur mikrofonin. Pavarësisht kësaj, Berisha tentoi të vijonte fjalimin, por seanca kaloi tek diskutuesi tjetër, ndërsa deputetja Albana Vokshi u pa e surprizuar nga situata./K.C/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)