Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar Fitim Makashi, babai i Redon Makashit
Dritare.net

Në moshën 82-vjeçare, ka ndërruar jetë këtë të shtunë aktori i njohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Fitim Makashi, babai i artistit Redon Makashi.
I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, Fitim Makashi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar. Ai kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u angazhua për shumë vite në Teatrin Popullor, ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin dhe natyrshmërinë në skenë.
Në kinematografi, Makashi kontribuoi në filmat shqiptarë nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90, duke u dalluar për karakter të fortë dhe prani të veçantë artistike. Filmat ku shquhet përfshijnë: Dueli i heshtur (1967), Prita (1968), Njësiti gueril (1969), Ndërgjegja (1972), Rugicat që kërkonin diell (1975), Ilegalët (1976), Nga mesi i errësirës (1978), Intendenti (1980), Gjurmë në kaltërsi (1981), Tre njerëz me guna (1985), Shpella e piratëve (1991) dhe Vdekja e kalit (1992).
Përveç karrierës së tij si aktor, Fitim Makashi kontribuoi edhe si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj artistësh. Trashëgimia e tij artistike mbetet pjesë e rëndësishme e memories kulturore shqiptare./L.F-dritare.net