Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Juela debaton ashpër me Stenaldon: Ti po vdisje të dilje i larë

Juela debaton ashpër me Stenaldon: Ti po vdisje të dilje i larë

Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e BBV mes Juelës dhe Stenaldos.

Gjatë debatit Juela i ka thënë Stenaldos që ai ka përdorur lotët e saj, ndërkohë Stenaldo i është drejtuar duke i thënë ‘je e pafytyrë’.

Pjesë nga debati:

Juela: Ti ke vënë në dyshim lotët e mi, edhe unë këtu me ty e mbyll.

Stenaldo: Bravo, unë po flas për tjetër qarje përpara se të shpëtoheshe.

Juela: Unë në jetën time jam mësuar gjithmonë me durim, por ti ke përdorur lotët e mi.

Stenaldo: Ua sa e pafytyrë paske qenë!

Juela: Ti i përdore lotët.

Stenaldo: Pse prapë të drejtë do ketë Mali përball meje?!

Juela: Ti duhet të kishe shpëtuar Malin të ishe koherent.

Stenaldo: Mali është i shpëtuar, unë nuk të shpëtova ty.

Juela: Ti ke shpëtuar Juelen pasi ke garantuar që grupet e tjera janë eliminuar dhe do te dilje si i mirë, unë nuk e konsiderojë fare veten e shpëtuar nga ti, ti po vdisje të dilje i larë.

Stenaldo: Ti po vdisje për t'u shpëtuar, po mbaroje…/K.C/dritare.net