Po flet për një fëmijë që ka ndërruar jetë. Gimbo debaton ashpër me Rogertin
Dritare.net

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother Vip 5 mes dy banorëve, Rogertit dhe Gimbos. Gjatë debatit, Rogerti e ka pyetur Gimbon për ngjarjen tragjike që i ndodhi këngëtarit dhe fituesit të Big Brother Vip 4, Gjestit, i cili para pak muajsh humbi vëllanë e tij 15-vjeçar në një aksident. Gimbo u prek nga pyetja dhe reagoi ashpër.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Si ndodhi situata që ndodhi fatkeqësia e Gjestit? Dua ta di si ndodhi, se nuk e kam lexuar.
Gimbo: Ti mendon se unë për atë histori flas para kamerave, o i pa fytyrë, ti nuk je në vete, ti prek në familjen e një fëmije 15-vjeçar, o pa fytyrë, o qen, a je në vete, o psikopat, o maniak. Mua të më përmendësh ti atë o legen, ti më përmende një fëmijë 15-vjeç.
Rogerti: Nuk përmenda gjë unë.
Gimbo: Më përmende nja gjë që ka ndodhur, ti luan me fatkeqësinë e dikujt, o ti budalla, o legen.
Rogerti: Desha të dija historinë.
Gimbo: Çfarë historie, ti je budalla, a je psikopat, a je maniak, a je burrë, a je mashkull.
Artani: Mos u merr me të.
Rogerti: Përmenda një ngjarje, të kam bërë një pyetje.
Gimbo: Si nuk të vjen turp, i pa fytyrë.
Rogerti: Dua ta di more.
Gimbo: Si mund të flasësh për një fëmijë i cili ka vdekur 15-vjeç në mënyrë tragjike, o qen, o i pa fytyrë.
Rogerti: Të isha si ti, kisha dalë, nuk kisha ardhur të degjenerohem këtu.
Gimbo: Unë i dal zot të gjithë atyre familjeve që i ka ndodhur një fatkeqësi e tillë, edhe ti e përdor, o qen, e shikon sa i lig je./dritare.net