Foto/ Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara
Dritare.net

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara që ndodhen nën administrimin e saj.
Në katalog spikasin automjete luksoze të markave të njohura si Lexus, Lamborghini dhe Porsche, vlera e të cilave kap shifra mbi 100 mijë euro.
Sipas njoftimit zyrtar të AAPSK-së, katalogu përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor, mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara. Për secilin mjet janë paraqitur të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit ose konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit dhe vlerën e përafërt të pasurisë.

Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia./K.C/dritare.net